Kronika, Kryesore

Detajet e sekuestrimit të 5 milionë eurove, kush u arrestua dhe asetet që u bllokuan

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kanë dalë në një deklaratë për mediat ku njoftuan se, pesë milionë euro janë sekuestruar pas një operacioni të fundit për goditjen e një grupi kriminal.

Falë operacionit dhe bashkepunimit mes Policisë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë arrestuar 2 persona për trafik droge nga Amerika Latine në vendet e Europës.



Sipas policise, personat e arrestuar investimin e kane bërë në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.

Gjate gjithe kesaj periudhe, oficeret e Policise Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kane kryer veprime intensive proceduriale, duke perdorur metoda speciale te hetimit dhe pasije speciale per grumbullimin e provave materiale.

 

Cfare u sekuestrua

Ne perfundim te veprimeve hetimore te kryera ne terren, u siguruan prova të pa kontestushme dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Sot, oficeret e Task Forces Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë :

3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.

Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit.

1 Njesie Banimi në pallat

8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror.

2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.

4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.

3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.

Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion Eurosh.

Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe agjencite ligj zbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojne veprimet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale ne shtete te ndryshme ku eshte zhvilluar ky aktivitet kriminal.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas