Kryesore

Detajet e para: Ja vendi ku u ekzekutua 43-vjeçari shqiptar në Spanjë




               Publikuar në : 11:36 - 05/09/18 |
mapo.al

Një shqiptar ka humbur jetën pasi është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë.


Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Tarragonës, në qytetin Reus.

Mësohet se duke u gdhirë e mërkura, rreth orës 00:45, policia ka marrë një njoftim për të shtëna me armë zjarri.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën një person të plagosur.

Më vonë shqiptari humbi jetën nga plagët e marra.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Tarragona njihet si një rajon ku shqiptarët kryejnë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e drogës.

Në këtë rajon mendohet se jetojnë mbi 93 shqiptarë, mes tyre 64 meshkuj.


Etiketa: , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas