KMR

Detajet e ngjarjes që tronditi botën: Shpërthen motori i avionit, gruaja vdes pasi…




               Publikuar në : 10:55 - 18/04/18 |
mapo.al

Aksidentet në avion janë shumë të rralla, por kur ndodhin, pushtojnë faqet e para të mediave botërore.


Një grua humbi jetën gjatë një fluturimi nga Nju Jorku për në Dallas, në bordin e një avioni të “Southwest Airlines”.

Shkak u bë një shpërthim në mes të fluturimit.

Jennifer Riordan, 43 vjeç, nëna e dy fëmijëve, po kthehej nga një udhëtim biznesi kur shpërtheu motori në krahun e majtë të avionit.

Nga presioni u shpërthye dritarja pranë saj, duke e thithur gruan.

Ajo mbeti me trupin gjysmë jashtë avionit në një lartësi 10 mijë metra.

Pasagjerët arritën që ta tërheqin trupin e saj sërish në avion.

Piloti bëri një ulje spektakolare në një aeroport në Filadelfia.

43-vjeçarja u dërgua në një spital, por ajo nuk u mbijetoi plagëve.

Autoritetet thonë se kanë nisur një hetim, teksa të plagosur janë shtatë persona të tjerë.

Për momentin dyshohet se shkak për shpërthimin e motorit të jetë bërë ‘lodhja e metalit’.

<
>
1 2 3 4 5 6 7 8


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas