Kronika

Detajet e krimit në Mat/ ‘Sapo ishin ulur të hanin drekn’, pse u qëlluan punonjësit e Bashkisë me ‘bukë në gojë’…






               Publikuar në : 15:38 - 11/10/18 |
mapo.al

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga një vrasje e dyfsihtë që tronditi Matin mesditën e sotme.


Dy punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli u qëlluan nga autori, ende i paidentifikuar.

Nga sa mësohet, punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drekë dhe ishin pikërisht duke ngrënë kur dhe janë qëlluar me breshëri nga autori.

“Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi të dy”,- treguan dëshmimtarët në vendngjarje.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vërteta të ngjarjes. Forca policie vijojnë hetimet.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas