Kryesore

Detajet: Do merrte nusen, ja pse u rrëzua helikopteri në Korçë

Helikopteri i kompanisë private “Shega Air” që do merrte një nuse pëson defekt në Korçë bën ulje emergjente në mes të një blloku me pallate, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”.

Në momentin e incidentit, në bordin e helikopterit model “Agusta A 109 A” ka qenë piloti Altin Lama dhe dhëndri Gani Haxhija, i cili këtë diel martohej me Dritjola Karadakun. 



Ngjarja është shënuar pranë Unazës së Qytetit të Korçës rreth orës 10:30 në një lulishte pranë blloqeve të banimit. Pranë vendit të ngjarjes ndodhet edhe një pikë karburanti, çka mund të rezultonte me pasoja të rënda nëse avaria do shkaktonte pamundësimin e uljes së helikopterit në sheshin e vogël të lulishtes.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa Report Tv ka mësuar se helikopteri i “Shega Air” ishte kontraktuar për marrjen e një nuseje. Helikopteri është një model “Agusta A 109 A” me kapacitet nga 6 deri në 8 persona, dhe kryen fluturime në distance të ndryshme në distance edhe të largëta.

Hetimet paraprake ende s’kanë zbuluar shkaqet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë manovra e gabuar e pilotit që drejtonte helikopterin. Por piloti i helikopterit ka dëshmuar në polici se helikopteri kishte pësuar defekt në motor gjatë fluturimit në ajër.

“Sa isha zgjuar nga gjumi kur po shihja nga dritarja e shtëpisë që erdhi helikopteri për të marrë nusen. I pashë bishtin në një pemë dhe më pas helikopteri ra. Kishte mjaft njerëz që ishin këtu rreth e rrotull, të afërm të çiftit,” tha një dëshmitare.

Altin Lama ishte piloti i helikopterit “Shega-Air” që bëri ulje të detyruar sot pranë Unazës së Korçës.

Në një prononcim për Report Tv, Lama tha se mjeti pësoi defekt teknik në ajër dhe ulja pranë lulishtes në Korçë ishte e detyrueshme. Sipas tij, nga incidenti nuk ka të lënduar, përveç dëmtimeve të mjetit.

Udhëtimet me helikopter ditën e dasmës janë kthyer në trend vitet e fundit. Por sa paguajnë çiftet për këtë shërbim?

“Shqiptarja.com” mëson se për të prenotuar një udhëtim me helikopter të një kompanie private, si në rastin e “Shega Air” helikopteri i të cilit u zgjodh nga çifti i Korçës, paguhet jo pak.

Vetëm për një orë udhëtim në raste festash apo ceremoni dasme siç ndodhi sot çiftet paguajnë deri në 1800 euro në një orë. Kësoj shume i shtohen edhe 50 euro të tjera për çdo orë pritje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas