Kronika

Detaje të frikshme për emigrantin që vrau prindërit, shmangu babain e vëllanë, pas sherrit nxori armën e blerë para 7 vitesh nga…

 Policia e Dibrës ka dyshime të forta se krimi në familjen Sela ku djali i sapokthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij, ka ndodhur për shkak të parave dhe se shëndeti mendor i 26vjeçarit të jetë inskenuar prej tij pas ngjarjes së rëndë. I riu Qemal Sela dyshohet se ka debatuar nëpërmjet telefonit me familjarët e tij që kur ai ndodhej ende në kamp dhe priste deportimin. Burime nga Policia bënë të ditur se gjatë vizitës paraprake të 26- vjeçarit te mjeku psikiatër, ky i fundit është shprehur me rezerva sa i përket gjendjes mendore të të arrestuarit për vrasje.

Pas vendimit të Gjykatës që Qemal Sela të qëndronte përkohësisht në Spitalin e Burgut Tiranë, ai është dërguar për vizitë te mjekët specialistë. Oficerët që e kanë
shoqëruar Qemal Selën te mjeku psikiatër thanë se janë befasuar nga sjellja e tij, totalisht ndryshe nga çfarë kishin parë në Peshkopi.



“Qemali iu përgjigj normalisht të gjitha pyetjeve të mjekut. U pyet për vitet e qëndrimit në Angli, punën e bërë atje, krimin e kryer, etj. Mjeku në fund u shpreh se: ‘Ky qenka më në rregull sesa ne’.

Kjo ka bërë që hetimet të marrin drejtim tjetër, pra, të dyshohet se krimi është kryer me koshiencë. Po përdoren metoda speciale të hetimit dhe shumë shpejt do të zbardhet e vërteta. Krimi është kryer me sa duket për shkak të harxhimit të kursimeve të 26- vjeçarit. Po ashtu, ai nuk ka qenë dakord me blerjen e një objekti tjetër, çka ka bërë që familja Sela të mos kishte lekë në gjendje”, bënë të ditur burime nga Policia e Dibrës.

KONFLIKTI

Nga hetimi i kryer, ka rezultuar se babai i tij, Flamur Sela, e ka pritur të birin në Rinas ditën e deportimit nga Anglia.

Por për shkaqe ende të paqarta, 26-vjeçari nuk ka pranuar të udhëtojë me makinën e prenotuar nga i ati, por ka porositur një taksi tjetër dhe ka udhëtuar i vetëm drejt Peshkopisë.

Sipas të dhënave, edhe vëllai i tij ka dalë në Maqellarë për ta pritur Qemalin, por as këtu ai nuk ka ndaluar për t’u përshëndetur me të.

Dyshohet se natën para ngjarjes debati në familjen Sela ka qenë mjaft i ashpër. 26-vjeçari ka kërkuar llogari se ku janë përdorur paratë e tij dhe a ka lekë gjendje.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia nëpërmjet marrjes në pyetje të personave që kanë dijeni për krimin e rëndë, prindërit e tij, Flamur e Zeqimete Sela, i kanë thënë atij se i kishin shpenzuar të hollat e dërguara prej tij për zgjerimin e biznesit.

qemal-sela (1)

Madje, ata kishin blerë te një i afërmi i tyre një hotel tjetër, që përdorej po për llixha.

ARMA

Policia bëri të ditur ditën e ngjarjes, se arma e krimit ishte gjetur nga autori në mjediset e brendshme të shtëpisë dhe se familja Sela e mbante për të ruajtur biznesin. Ndërkohë, e vërteta rezulton ndryshe. Nga hetimi ka rezultuar se autori Qemal Sela, para shtatë vitesh, para se të largohej në Angli, e kishte fshehur atë në murin e shtëpisë. Madje, ai e kishte suvatuar armën në mur që të mos binte në sy. Ditën e krimit ai ka marrë çekiç e daltë dhe e ka hapur murin ku kishte fshehur armën. Pasi e ka nxjerrë atë, ai ka kryer vrasjen e dy prindërve, Flamur e Zeqimete Sela, 55 e 50 vjeç.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas