Kronika, Kryesore

Detaje për 24-vjeçarin e ekzekutuar në Itali: Ja dyshimet e para

Viktorjan Picaku kishte mbi një vit që kishte shkuar drejt Italisë fqinje, për shkak të papunësisë.

Tvklan.al ka mësuar se 24-vjeçari, i cili mbrëmjen e së mërkurës u ekzekutua në mes të një sheshi në Corato të Barit, ishte me origjinë nga Mirdita dhe familja e tij jetonte në qytetin e Durrësit.



Po sipas të njëjtave burime, Viktorjani kishte shkuar Itali në përpjekje për të gjetur një punë më të mirë, megjithatë mbetet e paqartë se çfarë pune bënte i riu.

Deri në këto momente, mediat italiane nuk japin një shkak për vrasjen e 24-vjeçarit, i cili u qëllua nga dy persona nga pas, gjatë kohës që ndodhej në një prej shesheve të populluara të zonës.

As për autorët nuk ka asnjë të dhënë, përveçse lëviznin me një scooter dhe e qëlluan të riun në kokë dhe kraharor, plumba të cilat rezultuan fatalë.

Sipas Ora News, hipoteza e parë është vrasja për motive pasioni, mendohet se Viktorjani ka mbrojtur një vajzë. Picaku kishte precedentë penalë për krime të vogla.

Ndërkohë, duket se gjatë kohës që jetoi në Itali, i riu shqiptar krijoi mjaft miq, kryesisht italianë. Shumë prej tyre në rrjetet sociale shprehim hidhërim për humbjen e mikut të tyre.

Vëlla, pushofsh në paqe. Do mbetesh gjithnjë në zemrën time. Pa fjalë vëlla”, shkruan një mik i tij, ndërsa një tjetër shprehet: “U prefsh në paqe, nga tani je engjëlli mbrojtës i të gjithëve”.

“Të njihja prej pak kohësh, por e ndjeja që ishe një person i mrekullueshëm. Tani mesiguri do të jesh në një vend më të mirë se ne. U prefsh në paqe mik”, shkruan një tjetër.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas