Aktualitet

Detaje: Një Kuran pranë makinës së djegur të kosovarit

Nga Spartak Koka, TV Klan

Të tjera detaje dalin në dritët nga ngjarja e rëndë dhe plot mister që ndodhi një ditë më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës.



Sipas të dhënave, mësohet se pasi kanë fikur zjarrin që kishte përfshirë tërësisht makinën, shërbimet zjarrëfikëse së bashku me policinë kanë gjetur në një distancë prej 3 metrash një Kuran, i cili nuk ishte i dëmtuar dhe i djegur.

Libri i shenjtë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për gjurmë gishtash.

Ndërsa anëtarët e grupit hetimor e konsiderojnë praninë e Kuranit, si një kushtëzim që i është bërë viktimës për t’u betuar mbi librin e shenjtë për ndonjë dyshim që ata kanë patur se viktima i kishte mashtruar apo gënjyer.

E gjithë ngjarja vijon të mbetet enigmatike ndërsa për përcaktimin e identitetit të viktimës do të jetë krahasimi i gjurmëve biologjike të viktimës dhe familjarëve të të dyshuarit nëpërmjet ekspertizës së ADN që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me 57-vjeçarin nga Mitrovica.

Vëllai i Xhafer Osmanit ka deponuar në polici se që prej të premtes në mbrëmje telefoni i dilte i fikur.

 

PasPara

1 koment

  1. GJITHMONË KËSHTU KA REZULTUAR,

    KUR BASHKOHEN DY GJËRA QË JANË NË SIMBJOZË ME NJËRA-TJETRËN: INJORANCA DHE ISLAMI, AUTOMATIKISHT DO PRODHOJË KRIM!

    MASHKULLI ARABO-ALBANISTANS, PASI VETE E FALET NË XHAMI, SHKON MË PAS E VRET TË DASHURËN APO NËNËN E KALAMAJVET PSE NUK E KAPËRDIN DOT FAKTIN TË POSHTËROHET PREJ NJË “PLACKE” ME EMRIN FEMËR!!!

    PA FOLUR KËTU PËR INJORANTO-MYSLIMANËT E TJERË QË PASI MARIN BEKIMIN E HOXHËS SË KATUNIT, SHKOJNË E VRITEN… NË SIRI!!!

    O ZOT!
    SHPËTOJE KTË KOMB NGA KTO DY MURTAJA QË PO E BREJNË PREJ SHEKUJSH E NUK PO SHEH NJË DITË TË MIRË.

    TUNG!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas