KMR, Kryesore

Detaje nga ngjarja tronditëse: Ylli i rrjeteve sociale vdes në jahtin e miliarderit

Për këtë ngjarje po flet mbarë bota. Një nga yjet e Instagramit ka vdekur në Greqi, teksa punonte në jahtin e një miliarderi.

Sinead McNamara, 20 vjeç, nga Australia u gjet në gjendje të rëndë në anije të enjten. Ajo ndërroi jehtë teksa po dërgohej në spital.



Autoritetet kanë nisur një hetim për ngjarjen e rëndë.

Super-jahti ishte i parkuar në ishullin e Kefalonisë dhe është në pronësi të miliarderit meksikan të minierave, Albert Bailleres.

Raportohet se Bailleres dhe familja e tij ishin larguar nga jahti pak ditë përpara ngjarjes.

Anija me gjashtë kate ka një vlerë prej 140 milionë dollarësh. Ajo është bllokuar në port për shkak të hetimeve.

McNamara poston vazhdimisht foto dhe mesazhe nga udhëtimet e saj.

Në një postim muajin e fundit ajo shkruante: “Të jetosh dhe të punosh në një anije të jep mundësinë që të shohësh gjithçka që të ofron bota. Mendoj se është shumë bukur”.

Shumë fansa kanë shprehur trishtim pas ngjarjes.

“Ti jetove pa frikë dhe ishte një bekim që të njohëm”, shkroi dikush.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta. Një kushëri i viktimës tha se ka dyshime se mund të jetë një aksident. McNamara u gjet pa ndjenja dhe mes litarëve në fundin e anijes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas