Kryesore

Detaje nga aksidenti shokues në Elbasan: A janë makinat me gaz, ‘bomba lëvizëse’?

Aksidenti i dy ditëve më parë në Elbasan, ku një 24-vjeçar humbi jetën, ka risjellë në vëmendje përdorimin e automjeteve me impiante gazi.

Ekspertët e policisë konkluduan se pas përplasjes, i riu kishte humbur ndjenjat, por flakët e asfiksuan dhe i morën jetën Klodian Korançes.



Nga të dhënat e ekspertizës mjeko-ligjore, 24-vjecari ishte asfiksuar nga shpërthimi i gazit dhe pikërisht kjo rezultoi fatale.

Nga ana tjetër, hetuesit pritet të dalin në një konkluzion tjetër porsa i përket impiantit të gazit, nëse ai ishte vendosur për kursim siç ndodh rëndom me automjetet në vendin tonë dhe ilegalisht, apo impianti ishte i pasqyruar me dokumente.

Aksidenti i rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të së hënës në aksin rrugor Elbasan -Metalurgjik, ku mjeti tip “Benz”, humbi kontrollin, duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes mjeti shpërtheu, ndërsa drejtuesi 24-vjeçar banues në lagjen Skënderbej humbi jetën në vendngjarje.

Heqjen e mjeteve të tilla nga qarkullimi e propozoi 4 vite më parë ish-deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi, i cili i cilësoi si bomba lëvizëse, por propozimi i tij mbeti në dyert e Kuvendit.

Prej kohësh homologimi i impianteve të gazit në automjete nuk bëhet i certifikuar, ndërsa pothuajse të gjitha serviset në Shqipëri ofrojnë shërbime të tilla jashtë çdo standardi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas