Kryesore, Sport

Dështon transferimi, një maroken i heq mundësinë Ajetit të punojë me Alesandro Nestën

Arlind Ajeti nuk do të shkojë te Peruxhia dhe të vihet nën urdhrat e Alesandro Nestës. Hipoteza e merkatos që kishte lindur sot dhe ishte diskutuar gjatë ka dështuar dhe mbrojtësi shqiptar mbetet pjesë e Torinos, derisa të prishë kontratën që ka me këtë të fundit.

Ajetin e tërhiqte ideja të punonte me Nestën, ndonëse në Serinë B dhe trajneri kishte dhënë pëlqimin e tij për realizimin e transferimit. Por pastaj klubi italian ka gjetur një alternativë më të lirë për qendërmbrojtësin shqiptar, duke afruar marokenin Zhuad El Jamik nga radhët e Xhenoas. Futbollisti ka qenë një alternativë më pak e kushtueshme ndaj klubi nuk ka ngurruar të sigurojë me shpejtësi firmën e tij.



Kësisoj, Ajeti mbetet përsëri te Torino, ose më saktësisht pa ekip pasi ky klub nuk e dëshiron më dhe është gati të prishë marrëveshjen që ka me të dhe ta lërë futbollist të lirë. Tashmë varianti i vetëm që duket se i ka mbetur atij është të kthehet në kampionatin zviceran, ku nuk i kanë munguar ofertat. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas