Kryesore

“Dëshmitari X”, fqinjët: Mori veten në qafë, ç’i duhej politika!






               Publikuar në : 11:53 - 18/05/18 |
mapo.al

Pas rrëfimit të Albert Veliut, i njohur ndryshe si dëshmitari X, kamera e Fax News ka shkuar në lagjen e Veliut në Vlorë.


Sipas banorëve, prej 2 ditësh familja e tij është larguar nga lagjia.

Njëra prej fqinjeve ka pohuar se ka patur marrëdhënie të mira me bashkëshorten e Veliut, teksa ka shtuar indinjimin lidhur me faktin se çështja e Veliut u bë politike.

Familja e Albert Veliut është e zhytur në borxhe. Mori fëmijët në qafë, për çfarë i duhet politika. Gruaja dhe fëmijët kanë 2 ditë që kanë ikur nga shtëpia”.

“Të paktën t’i nxjerrin fëmijët jashtë”-ka thënë fqinja.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas