Rusi 2018, Sport

Deschamps i lumtur: Fituam kundër Messi-t, kemi muaj që punojmë për këtë moment

Trajneri i Francës, Dider Deschamps, në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Argjentinës është shprehur shumë i lumtur. Tekniku ka deklaruar se një përgjigjje sot morën edhe kritikët.

“Jam i lumtur, pasi kemi muaj që përgatitemi për ndeshje të tilla. Kritikat nuk do të ndalojnë asnjëherë edhe kur të fitojmë, por të vërtetat do t’i thotë gjithnjë fusha”,- u shpreh Didier Deschamps.



“Ishte një ndeshje e madhe, ku bëmë edhe mjaft gabime. Më vjen keq që i ndërlikuam disi gjërat në minutat e fundit, pasi mund të fitonin pa vuajtur kaq shumë.

Por jam i lumtur për lojtarët dhe kualifikimin në çerekfinale. Ishte një ndeshje e fortë, përballë kishim Argjentinën dhe Mesin, por ia dolëm mbanë”,- tha Deschamps, që në çerekfinale do të luajë ndaj fitueses së sfidës Uruguaj-Portugali.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas