Aktualitet

Derës së kishës në Durrës iu vu flaka, Berisha: Akt vandalizmi, përgjegjëse qeveria e krimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi në Kishën Katolike në Durrës, pasi persona ende të paidentifikuar i vunë flakën.

 



 

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha thekson se forca e krimit nuk kursen as kishat, duke e cilësuar ngjarjen një akt vandalizimi barbar. Mes të tjerash ish-lideri i PD-së tha se përgjegjëse për veprat që ndodhin është qeveria.

REAGIMI I BERISHËS
“Forca e krimit” ne Durres nuk kursen as Kishen!
Ne Durres, qytetin ku ne polici, bashki, prokurori, gjykata ligjin e ben krimi i lidhur me nivelet me te larta te qeverise, ne nje akt te pashembullt intolerance, racizmi, vandalizmi e barbarie me qellimet me te zeza i vihet zjarri kishes katolike!
Duke denuar me ashpersine me te madhe autoret dhe nxitesit e ketij akti barbarie, qe te rikujton koherat me te zeza te diktatures hoxhiste, i shpreh kishes dhe klerit udheheqes te saj solidaritetin tim me te thelle. Duke bere pergjegjese direkt qeverine e krimit, i siguroj se ne rast se sot ata mbrohen nga qeveria e mafies, neser do pergjigjen rende se bashku me te per aktin e tyre te pashembullt satanik, kriminal e racist! sb.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas