Politika

Deputetja e PD e konfirmon: Po diskutohet edhe djegia e mandateve

Në tryezën e diskutimeve për aksionin e opozitës po diskutohet edhe diegia e mandateve.

Këtë e bëri të ditur deputetja e PD, Dhurata Çupi në studion e lajmeve të Ora News.



Çupi tha se po diskutohen të gjitha opsionet, përfshi edhe djegien e mandateve.

Ajo deklaroi se është ngritur një grup i përbërë edhe nga teknicine, që do të vendosë një plan të punës të gjitha grupeve parlamentare të opozitë.

Dhurata Çupi: Të gjitha opsionet janë të mundshme. Ajo që sot ne duhet të diskutojmë është çfarë i sjell mirë qytetarit.

 I sjell mirë qytetarit një grup parlamentar opozitar që do të qëndrojë pranë qytetarëve, denoncon çdo aferë të kësaj mazhorance, apo një grup parlamentar që mos të jetë dhe të jetë inegzisten. 

Pra diegia e mandateve mbetet opsion. 

Po diskutohen të gjitha opsionet, ka një grup pune me kryetarët e partive opozitare dhe më gjerë, me teknicienë  dhe politikanë me eksperiencë. 

Ky grup do të vendosi një plan të punës të gjitha grupeve parlamentare të opozitës. Do të jetë i detajuar, do bëhet publike dhe do diskutohet në detaje me çdo qytetar si do të dilet nga kjo gjendje kritike.

Çupi paralajmëroi gjithashtu se do të ketë protesta.

Dhurata Çupi: Do kemi aksion politik, do ketë protesta, do ketë denoncime, do ketë lëvizje politike. Ne i kemi premtuar qytetarëve dhe do jemi pranë qytetarëve.

Deputetja demokrate tha se PD është e gatshme të futet në zgjedhjet e ardhshme lokale përballë kësaj mazhorancë, por zgjedhjet duhet të jentë lira tha ajo.

Dhurata Çupi: Me këtë gjendje të mazhorancës, me korrupsionin, me aferën, me përfshirjen në bandat kriminale të qeverisë, PD është e gatshme të futet në zgjedhje dhe të fitojë. 

Por duhen zgjedhje të lira që të fitojë kjo opozitë. Ne nuk mund të futemi në zgjedhje për të qenë aksesore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas