Kryesore, Politika

Deputeti i PD publikon foton kur emigroi me anije, solidarizohet me emigrantët në Itali: Uroj të mos ju përdorin

Në një kohë kur kriza e emigrantëve është kthyer sërish në problemin kryesor të Bashkimit Europian, me Italinë që ka kërcënuar të bllokojë fondet për BE, nëse kjo e fundit nuk merr emigrantët, deputeti i PD, Agron Shehaj ka kujtuar të shkuarën e vet si emigrant.

Me anë të një statusi në Facebook, Shehaj shkruan se në kohën kur ishte vetë emigrant, të gjithë të tjerët si ai ishin të trembur se Italia mund të vendoste që të mos mbante. Sipas tij, nëse shqiptarët e arritur në Itali do të largoheshin drejt një vendi tjetër po aq të varfër, do ndiheshim të përdorur.



Ndërkohë ai e quan PR të qeverisë, faktin që kjo pranoi të marrë 20 emigrantë nga Italia.

Statusi i Shehajt

Pak gjëra janë më të neveritshme se qeveria shqiptare që bën PR në kurriz të emigrantëve.

Kam qenë vetë emigrant, i ikur me anije, pikërisht në vitin ‘91.  Endërronim lirinë dhe Perëndimin dhe ishim të gjithë të trembur se Italia mund të vendoste të mos na mbante.
Nëse në ato momente qeveria e një vendi tjetër, po aq të varfër sa Shqipëria, do kërkonte të përfitonte dhe do propozohej si alternativë e Italisë për të na marrë, do ndiheshim të përdorur dhe të indinjuar.
Keta pushtetarë mendojnë vetëm se si të blejnë favoret e ndërkombëtarve për të mbajtur pushtetin.

Uroj që këta emigrantë t’ja dalin të realizojnë ëndrrën e tyre në Perëndim dhe mos të kenë fatin e keq dhe të përdoren..

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas