Kryesore

Deputeti i PD: Ministri Xhafaj në rrethin e parë të personave që duhen hetuar






               Publikuar në : 13:50 - 30/06/18 |
mapo.al

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji me anë të një statusi në Facebook, thotë se për rastin e vetëvrasjes së shoferit, duhet të hetohet edhe vetë Ministri i Brendshëm. Ai thotë madje se Xhafaj duhet të jetë në rrethin e parë të personave që duhen hetuar dhe ngre pyetje se kush prej vartësve do mund të hetojë eprorin.


STATUSI I PLOTË
Kush do të hetojë për zbardhjen me plumb pas koke të shoferit të Ministrit të Brëndshëm? Për shkak të rrethanave Ministri është në rrethin e parë të personave që duhet të hetohet. Kush do ta hetojë atë, vartësit do hetojnë eprorin?!
Shumë rastësi bëjnë një ligjësi. Nga lidhja me mafian tek informacionet konfidenciale gjithcka e bên të tmerrshme këtë histori.
Ndoshta, por kush do të hetojë të vërtetën!
Besimi i shqiptarëve tek drejtësia kalon nēpër këto momente dhe nuk është e rastit që ka humbur plotësisht.
Realiteti i shqiptarëve i ka kaluar imagjinatën e serialeve të famshme të Games of Thrones apo House of Cards, jeta e qytetarëve shpjegohet vetëm me skenarë filmash, ka kaluar çdo imagjintatë realiteti.


Etiketa: , , ,

Pas