Aktualitet, Politika

Deputeti i PD: Mbyllet Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, kush kundërshton Ramën…

Deputeti Oerd Bylykbashi ne nje status ne Facebook thote se “pas mbylljes se Gjykates Kushtetuese, rrenimit te Gjykates se Larte, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda, me arsyen e vetme, mbrojtjen e Sajmir Tahirit”.

Sipas tij, “Krimet e Renda do te zevendesohen nga SPAK, me kismet kur ky i fundit te ngrihet. Deri atehere kane ngelur duarbosh. Si nje luan pa dhembe”.



Reagimi i plotë

Vetingu faktik i Rames “mbyll” Krimet e Renda‎

Kur plasen pergjimet e Habilajve qe implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi arrestimin e tij, ne fillim Edi Rama sulmoi prokuroret e Krimeve te Renda si “veriore”.

Me pas, Edi Rama‎ urdheroi deputetet e tij te kthenin ‎Parlamentin ne gjykate e te refuzonin kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestim te Tahirajt.

Me pas Edi Rama urdheroi ekstradimin e Seitajt, ‎deshmitarit kyc kunder Tahirit, qe ta linte Prokurorine e Krimeve te Renda me duar bosh.

Me pas Edi Rama urdheroi Fatmir Xhafen‎ dhe Arta Markun qe te krijonin task-forca ne prokurorite e rretheve per hetimin e krimit te organizuar, duke i marre de facto kompetencen Prokurorise se Krimeve te Renda. Pra i priste kembet.

Me pas Gjykata e Larte, ne grahmat e fundit para se te mbylle kanatat perpara presionit te Kryeministrit,si Gjykata Kushtetuese, me nje vendim vendosi qe krimet e renda ne te cilat nuk ka grup te strukturuar kriminal, t’i kalojne prokurorive dhe gjykatave te rretheve qe kontrollon drejtperdrejt Prokurorja Provizore.

Me kete akt, Krimet e Renda kane mbetur pa pune. Nje investim gjigand me miliona euro, qe ka cuar pas hekurave qindra kriminele, sot eshte hedhur ne plehra.

Pasoja: 613 kg kokaine te Maminasit transferohen nga Krimet e Renda ne prokurorine e Durresit. Fundja c’grup i strukturuar kriminal ishte ai?! Nje shofer, nje punonjes dhe administrator i kishin sjelle 613 kg kokaine.

Ne fund, Krimet e Renda do te zevendesohen nga SPAK, me kismet kur ky i fundit te ngrihet. Deri atehere kane ngelur duarbosh. Si nje luan pa dhembe.

Pas mbylljes se Gjykates Kushtetuese, rrenimit te Gjykates se Larte, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda. Fale Edi Rames reformator. Kush guxon e kundershton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do te perballet me vitingun.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas