Kryesore

Deputeti i PD: Do publikojmë ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri






               Publikuar në : 18:52 - 07/09/18 |
mapo.al

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka paralajmëruar denoncime të reja që lidhin krimin me politikën. I ftuar në Syri.net ai tha se brenda pak ditësh do të bëhen denoncime të forta.


Ndërsa shtoi se një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, e cila tregon serish se policia ka frikë nga krimi.

‘Ngjarje të tjera kriminale kanë ndodhur të cilat do ti bëjmë publike këto ditë. Para se të vija tek ju më njoftuan se në Lezhë janë kaur 4 persona të armatosur të cilët janë liruar menjëherë’, theksoi Salianji.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas