Politika

Deputeti i PD: Arta Marku ‘nuk e di’ nëse ka dosje te hapura për ministra socialistë

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD Edi Paloka thotë se Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku nuk i është përgjigjur pyetjes së tij në Komisionin e Ligjeve nëse ka dosje të hapura të ministrave socialistë. Paloka thotë se Arta Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë për të mbyllur dosjet e ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë.

Statusi i plotë: 
A i ka zhdukur PPP-ja e Rames ne Prokurori dosjet e ministrave dhe kryebashkiakeve socialiste ?
Gjate raportimit te Markut ne komisionin e ligjeve, pyetja e pare qe une i drejtova ishte : “A keni dijeni ju ne se prokuroria e krimeve te renda ka patur ne hetim dhe pergjim ministra, deputete dhe funksionare te PS? Çfare eshte bere me ato dosje?”



Pergjigja edhe per kete pyetje si per gjithe te tjerat ishte “NUK E DI”
Pra ajo qe u vu prej Rames , ne kundershtim me Kushtetuten, ne krye te Prokurorise se Pergjithshme e qe u akuzua qe diten e pare nga opozita se po dergohej aty pikerisht per te mbyllur dosjet e ministrave socialiste, “nuk e dinte” ne se kishte dosje te hapura per ministra socialiste…!!!
Po mbasi u pyet ne komisionin e ligjeve, a u interesua te dije ?

Dje eshte akuzuar direkt nga lideri i opozites se bashke me te emeruaren e saj ne Prokurorine e Krimeve te Renda i kane zhdukur keto dosje!
Do pergjigjet PPP-ja apo ajo vetem firmen ve aty ku i tregojne shenjen?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas