Kryesore

Deputeti i Bundestagut plas ‘bombën’: Me standardet tona, Fatmir Xhafaj s’mund të jetë më ministër






               Publikuar në : 12:00 - 22/08/18 |
mapo.al

Gjatë një interviste për të përditshmen “Panorama”, deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, thotë se, pas skandalit që përfshiu ministrin Fatmir Xhafaj, ai s’mund të vijojë të kryejë më me besueshmëri funksionin që i ka ngarkuar kushtetuta.


Sipas standardeve gjermane, ai s’do të ishte më në detyrë, thotë deputeti Frei, por për largimin e tij, vendimtare do të kishte qenë edhe reagimi i shoqërisë civile gjermane.

Pyetje: Ju dhe kolegu i CDU-së V Vadepaul keni qenë mjaft të hapur në intervistat e mëparshme ndaj Saimir Tahirit, duke kritikuar mbrojtjen e tij politike, si dhe për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, duke nënkuptuar që ai nuk mund të qendrojë me besueshmëri në detyrë pas skandalit që përfshiu atë dhe vëllain e tij.

A mendoni se këto pikëpamje reflektojnë një qendrim më të gjerë në Berlin?

Përgjigje: Po. Sipas standardeve gjermane, ai ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile./Burimi: Gazeta ‘Panorama’/


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas