Kryesore, Politika

Deputetët e opozitës ‘thyejnë’ optimizmin e Klosit për turizmin, publikojnë fotot me plazhet bosh

Pak ditë më parë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shfaq në media tek fliste optimist për sezonin turistik të këtij viti, ndërsa shifrat e bëra publike prej tij dukeshin lakmuese. Krahasuar me një vit më parë Ministri Klosi u shpreh se është rritur ndjeshëm numri i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre verore, ndërsa foli për një rritje me 17 % të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipërinë gjatë sezonit turistik.

Ndërkohë ashtu si në dy anë të medaljes, ndërsa qeveria sheh se turizmi në vend, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë është në kulmet e saj, për deputetë të opozitës është krejt e kundërta. Për ta, këtë vit ky sektor është drejt një dështimi të madh. Përmes fotove të bëra publike në rrjetet sociale deputetë të opozitës thonë se plazhet kryesisht në jug të vendit, janë bosh.



Ironik në postimin e tij, deputeti demokrat Edi Paloka, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, shkruan:

‘E shtune, 4 gusht ora 11.00. Po na shkelin turistet me kembe…’ ndërsa bashkëngjitur është foto në një prej plazheve të vendit, ku shezlonët janë bosh, ndërsa pushuesit numërohen me gishtat e dorës.

Një tjetër deputet i opozitës, Klevis Balliu shkruan gjithashtu për plazhe të boshatisur. Përkrah fotove nga plazhi në Borsh, deputeti demokrati shkruan se në pikun e sezonit turistik një nga perlat e bregdetit tonë në orën 10 e 30 është totalisht BOSH, ndërsa shkakun ia faturon varfërisë dhe skamjes të cilat sipas tij janë ulur këmbëkryq mes shqiptarëve për faj të kësaj qeveria.

Por cfarë ndodhi me plazhet në jug të vendit këtë vit? Në fillim të sezonit turistik por edhe përgjatë tij qytetarë të shumtë, pushues, nisën të denoncojnë për cmime të larta. Në rrjetet sociale jo të pakta ishin faturat e kripura, me cmimet e vendosura tej normales nga pronarë të bareve apo restoranteve në jug të vendit. Ndërsa në jo pak raste edhe shërbimi i ofruar lë shumë për të dëshiruar.

Ndërkohë përtej jugut, në Adriatik, ku pasqyra ofron një tjetër realitet, kjo për shkak edhe të turistëve kosovarë që preferojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri, pushuesit denoncojnë mungesën e energjisë elektrike apo të furnizimit me ujë, e patolerueshme për sezonin turistik.

Esdhe pse vendi ynë është rekomanduar shumë edhe nga mediat ndërkombëtare si një ndër destinacionet më të mira në Europë, për të pushuar gjatë kësaj vere, përvec bukurive të natyrës, Shqipëria duket se është ende larg plotësimit të kushteve …/BW/

PasPara

1 koment

  1. Po klosi as dy tela nuk din te lidhi,si elektrik qe eshte, e Jo me te drejtoje nje ministries, ai nuk ka pike inteligjence dhe eshte kokrs e servility, ata qe e njohon. E dine mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas