Aktualitet

Denoncon avokati: Gruaja dhunohet nga burri, policët qeshin dhe nuk i marrin kallëzimin penal

Një denoncim i rëndë vjen nga Vlora, aty ku një grua mësohet se është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj. Rastin e ka denoncuar avokati Idajet Beqiri, i cili ka sqaruar se gruaja ka bërë kallëzim penal në Polici, por rasti nuk është marrë përsipër nga uniformat blu.

Avokati ka thënë se rasti është i rëndë dhe ka paralajmëruar se në rast se nuk do ketë ndërhyrje nga institucionet shtetërore atëherë një krim mund të ndodhë.



Gruaja me emrin Minushe Shehu, e cila mësohet se është me arsim të lartë si psikologe është nënë e tre fëmijëve.

Sipas avokatit Beqiri kjo është hera e tretë që bashkëjetuesi i saj thyen urdhrin e mbrojtjes.

Denoncimi i plotë i avokatit:

“Një grua me emrin Minushe Shehu, me arsim të lartë, me tre fëmijë të mitur, njëri në gji, është dhunuar shumë rëndë nga bashkëjetuesi i saj Florian.

Ka shkuar në Policinë Vlorë, ku është ende atje. Është thirrur bashkëjetuesi i saj Florian nga policia dhe si kapobandë në sy të policëve thotë:

“Kjo vjen këtu se ka qejfë të shkoj me ju policët”! Policët qeshin dhe nuk i marrin kallëzimin penal Minushe Shehu për dhunë në familje.

Ajo ka marrë më parë edhe 3 urdhëra të tjerë mbrojtje nga Gjykata,  por Floriani nuk i zbaton sepse ka lokal superluks, ka para të pista pa fund, ka makinë superluks,  ka në dorë një orë që kushton sa i gjithë Komisariati i policisë Vlorë.

Ndihmoheni këtë grua se është ende në Polici,  dhe të mos gjendet nesër në koshat e plehrave e vrarë dhe e masakruar.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas