Politika

Denoncimi: Në Vlorë biznesmenit iu dogjën milona euro. Policia “nuk di gjë”

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka denoncuar në Facebook një ngjarje të rëndë ndaj një biznesmeni në Vlorë. Boçi thotë se policia nuk ka marrë asnjë masë dhe ngjarja është fshehur.

Postimi i deputetit të PD:



“DHE POLICIA RRI E VËZHGON…

Biznesmenit Ylli Salla i digjen sot në Lepenicë të Vlorës miliona euro investime. Në mes të ditës. Nga persona të armatosur e me maska. Policia bën sehir. Nuk ka as të ndaluar dhe as inisiativë për të hetuar. As në media nuk e dërgon informacionin për ngjarjen e rëndë.

Është e njëjta polici që për një rrip sigurimi, të rrethon me dhjetra forca dhe të arreston e filmon.

Ndërsa tani, nuk e di se ku bie biznesi i shkatërruar. Sikurse bëri dhe kur biznesmeni u godit para dy ditësh në hyrje të Gjykatës së Vlorës. Ky është shteti që trumbetohet.  Pyetja është e thjeshtë. Kujt i shërben policia, bisnesit te ndershëm apo bandave? Ngjarja në fakt flet shumë qartë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas