Kryesore

Denoncimi: “Kryetari i PS më ka rrëmbyer vajzën për prostitucion”

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar një rast ditën e stome, ku sipas tij një nëne prej 8 muajsh i ka rrëmbyer vajzën kryetari i PS-së në Elbasan, Durim Koçi, duke e përdorur si prostitutë në Gjermani.

Në letrën drejtuar ish-kryeministrit Berisha, nëna ka shkruar se e ka bërë këtë denoncim edhe në Policinë e Elbasanit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.



Sipas Berishës, kryetari i PS-së e ka marrë këtë vajzë dhe dy shoqet e saj duke i shfrytëzuar si prostituta.

Gjithashtu ish-kryeminstri ka dhënë edhe detaje të tjera mbi personin, i cili sipas tij detyron vajzat e reja të bëhen punonjëse seksi në Gjermani.

Postimi i plotë:

“Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni!

Lexoni letren e nje nene qe narkokryetari i ka e rrembyer vajzen. sb

“Doktor ju përshëndes!
Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht!
Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju.
Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:

I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.
Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 mujash ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani.
Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje. 
Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem. 
Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë. 
Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas