Aktualitet, Kryesore

Denoncimi/ Ja si kryeinspektori i IMT-së në Durrës u kërcënua nga dy femra…

Kanosin kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, ndiqen penalisht nënë e bijë. Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili, ka marrë pardje kanosje për shkak të detyrës.

 Ardian Halili



Ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës në fshatin Bizë, ku dy persona, përkatësisht Nexhmije dhe Anita Dervishi, e kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në një lokal pranë banesës së tij.

Shkak është bërë një urdhër për prishjen e një ndërtese në pronësi të familjes Dervishi (agjenci turistike “Dervishi”), që ndodhet tek ura e Dajlanit në hyrje të qytetit të Durrësit. Kanosja ka ardhur pasi familjes Dervishi i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, pasi rezulton ndërtim pa leje.

Objekti ishte në proces legalizimi, por me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve: N.D., 48 vjeçe, banuese në Durrës dhe A.D., 21 vjeçe, banuese në Durrës. Shtetaset e mësipërme(nënë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A.H., 48 vjeç, banues në Durrës kryeinspektor në IMT Durrës”, bën me dije Policia. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”./Burimi:Panorama.com.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas