Aktualitet

Denoncimi i studentes: “Pedagogët na zhvatin, kërkojnë 700 euro për një provim”

Studentët e universiteteve publike në vend, jo rrallëherë detyrohen të paguajnë shuma të konsiderueshme parash kundrejt notës. Abuzimet nga pedagogët vazhdojnë të jenë të pranishme, ku më famëkeqi rezulton Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku të rinjtë kanë paguar edhe 500 apo 700 euro për të marrë një provim.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Arbjona Çibukaj, studente te Departamenti i Gazetarisë, njëkohësisht edhe aktiviste e lëvizjes “Për “Universitetin” tregon se ka pasur raste ku studentët janë penalizuar për faktin se nuk kanë blerë libra (autorë të të cilëve janë pedagogët e lëndës), e madje nuk lejohen që t’i fotokopjojnë. Më tej, studentja shton se në tryezat e diskutimit janë denoncuar edhe raste të ngacmimeve seksuale në auditore.



 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas