Politika

Denoncimi i Salianjit: Elbasani është zaptuar nga bandat me prapavijë politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, sqaroi sot më me detaje denoncimin e djeshëm të bërë nga qyteti i Elbasanit bashkë me deputetin Luciano Boçi.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Salianji tha se “tashmë është fakt që prej vitesh qyteti i Elbasanit është zaptuar nga bandat dhe kanë prapavijë politike”.



Lidhur me denoncimet e djeshme “djegia e makinës së dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini apo përplasje me armë zjarri në mes të Elbasanit”, Salianji akuzoi policinë se i ka fshehur këto ngjarje.

Deputeti demokrat u shpreh se policia aprovoi ngjarjet vetëm pas denoncimit të PD, por përsëri nuk bëri publike emra konkretë, shkruan BalkanWeb

“Dy ngjarjet që përmenda, më të rëndat, djegia e makinës e dhëndrit e kryebashkiakut Sejdini dhe përplasje me armë mes dy makinash. Jo vetëm që janë të pazbuluara si ngjarje, por ka dhe tentativë për t’i fshehur sikur çdo gjë është normale. Më kanë thënë që ka ndodhur tek Kalaja. Qytetarët e Elbasanit i heqin mbi kurriz çdo ditë këto ngjarje. Për shkak se Edi Rama është në krye të një sistemi ku krimi promovohet, duket që krimi e pushteti terrorizojnë qytetet për të marrë çdo para,” tha Salianji.

Bandat e kujt janë?

Salianji: Edi Ramës, Qazim Sejdinit dhe Taulant Ballës

Kanë lidhje me shkëmbimin e zjarrit?

Salianji: Pavarësisht se ndodhin ngjarjet në Elbasan, nuk ka të arrestuar. Policia fsheh provat e krimit. Atje marrin zvarrë policinë e nuk flet njeri. Gjuajnë me armë e s’thotë gjë njeri. Bandat në Elbasan mbështetet politikisht. Ne i kemi provuar, madje dhe policia i aprovon, por në komunikata për shtyp nuk flitet për emrat që i bëjnë këto ngjarje, dhe nuk burgosen. Policia i pranon se kanë ndodhur, por nuk tregon se për kë bëhet fjalë. Si ka mundësi që nuk dënohet asnjë. Ka aq persona të përfshirë në krime që janë pjesë e policisë së Shtetit sa nuk kanë fund. Policia akoma nuk po merr asnjë masë pavarësisht denoncimeve të bëra vazhdimisht.

Qytetarët pse nuk telefonuan policinë por ngjarjen e denoncon PD?

Salianji: PD është kthyer tani institucioni më i besueshëm dhe prandaj i drejtohen partisë sonë, se kanë frikë të shkojnë në polici se ata janë të lidhur me krimin. Janë thuajse një trup. Madje krimi e ka vënë përfund shtetit, krimi po qeveris. Nuk ka besueshmëri te policia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas