Politika

Denoncimi i PD: Pikat e basteve të Agron Xhafajt kanë shumëfishuar aktivitetin

Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku, dolën përpara mediave të premten, duke deklaruar se “pikat e basteve në pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafajt kanë shumëfishuar aktivitetin e tyre”.

“Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të përfituar dhe pastruar para të krimit dhe drogës nëpërmjet lojërave të fatit. Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit kanë afruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e lojërave të fatit. Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar të dalin nga tregu, biznesmenë të suksesshëm dhe të ndershëm që kishin mbi 25 vite për t’i përqëndruar lojërat e fatit në dy ose tre duar. Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën, por u shumëfishuan nën presionin e deriatëhershëm të kryetarit të Komisionit të Ligjeve“.



“Të dhënat tregojnë qartë se shtimi i pikave ka nisur gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” e vazhdoi kur Fatmir Xhafaj e bllokoi ligjin e kumarit. Kjo është lidhja mes pushtetit dhe krimit që kontrollon lojërat e fatit”, deklaroi Alibeaj.

“E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre. Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njëra prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë vetë fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këto kompani: Ekobet, Bastelive etj. Nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafajt, për 5 vjet ato kanë shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit”.

 

PasPara

4 komente

  1. Po mire nje pyetje kam une si ka mundesi qe do ti heqin nga qendrat e qyteteve lojrat e fatit me miratimin e ri qe kane bere kur na i paskan vet? Po vetdemtohen dmth? Lat nam o burre po beheni qesharak cdo dite

  2. Cme duhen mua kto budalleqe o burre. Ca jane kto jo e siguron ai jo e siguron. Llogje kavaje dmth.

  3. Pse duhet te dalin kta te PD te bejn sikur na iluminojn edhe na thon cdo here gjera te njejta pa vlere qe nuk i hyjne ne pune asnjerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas