Kryesore

Denoncimi/ “Gruaja e të fortit të Durrësit, grup me Shullazin, në krye të agjencisë shtetërore”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një nëpunësi dixhital që denoncon testimin formal në një institucion shtetëror. Bëhet fjalë për Agjencinë e Mjedisit në Durrës, ku Ministria e Mjedisit do të bëjë testimin për drejtorë rajonalë.

 



Sipas denoncuesit, testimi është formal pasi në këtë post është caktuar një zonjë, ‘bashkëshortja e një të forti të Durrësit, grup me Emiljano Shullazin’.

 

STATUSI I BERISHËS
Klanet mafioze bëjnë ligjin në qeverinë e narkomafies!
Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital. sb
“Përshëndetje Z.Berisha. Dua të denoncoj një nga skandalet që rëndom ndodhin në qeverinë Rama. Më dt,11 Maji DAP do të bëjë testimin e vendeve vakant të shpallura nga Ministria e Mjedisit për vendet vakant për Drejtorë Rajonalë të Agjencisë së Mjedisit për disa rrethe, por unë do të ndalesha tek Durrësi. Ky pozicion është i paracaktuar dhe testimi është formal sa për demagogji sepse në këtë pozicion është caktuar për ta fituar znj.Vjosa Kalemi e cila është bashkëshortja Mond Çekiçit një të forti në Durrës që është gjithashtu grup me Shullazin. Kjo tregon se qeveria Rama përditë e më shumë po kapet nga klanet mafioze. Ju ftoj ta publikoni përpara se të bëhet testimi dhe do të vërtetohet plotësisht se këto që shkruajta janë plotësisht të vërteta sepse kjo nuk përbën ndonjë sekret mbasi e dinë i gjithë personeli ku pritet të mare detyrën kjo zonjë. P.S Shtoj se kjo zonjë edhe diplomën e ka të blerë sepse nuk ka frekuentuar asnjë fakultet. Dua të mbetem anonim. Faleminderit”

Berisha fb 11

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas