Politika

Denoncimi/ “Çfarë ndodh në shkollën e ndërtuar për deputetin e PS”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital, i cili akuzon deputetin socialist Sadri Abazi.

Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, Berisha shkruan se në oborrin e një shkolle në Maqellarë të ndërtuar për xhepat e Abazit, ka disa kioska pa leje. Ndërkohë, qytetari pohon se shkolla nuk është hapur për shkak të këtyre ndërtesave.



 

 

MESAZHI TEK BERISHA

Shikoni si ndertojne ne oborrin e shkolles ne Maqellare te ndertuar per xhepat e mafiozit Sadri Abazi!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje z Berisha jam një banor i fshatit Maqellarë në rrethin e Dibrës, këtu tek ne u ndërtua një shkollë nga rilindja e famshme mu në qendër të fshatit. Në fakt jo se ishte shumë e domosdoshme sepse ne e kemi shkollën shumë të mirë por fakti që duhet ti ktheheshin mbrapsht 2-fish lekët e harxhuar në fushatë elektorale te mafjozit Sadri Abazit e ndërtuan në një kohë që gjith ai fond mund të përdorej për diçka që vërtet fshati ka nevojë. Tani problemi është se shkolla ka mbaruar prej dy vitesh dhe nuk hapet sepse përpara saj janë disa kioska pa leje për të cilat “Piktori i famshëm” erdhi dhe tha që do i heqim këto karikatina por në fakt ato qëndrojnë ashtu dhe shkolla po degradohet akoma pa u hap . Kryetari bashkisë nuk ka guxim që të bëj gjë sepse i ka të gjithë votues të vet dhe si leverdisë. Ja nje foto nga lart z Berisha shikoje se ku është shkolla dhe kioskat përpara!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas