Kronika, Kryesore

Dënimi i Shullazit, reagimi i fortë nga SHBA: Tani kush e ka radhën?

Personazhi i shumëpërfolur si i implikuar në veprimtari kriminale të gjobëvënies dhe kërcënimit është dënuar me 14 vite burgim. Në këtë mënyrë duket se ka marrë fund jo vetëm procesi gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por edhe “saga Shullazi”, një personazh i arrestuar disa herë dhe i proceduar për vepra të rënda penale, por ka kryer fare pak burgim.

Gjithashtu, treshja gjykuese dënoi me 12 vjet burg Gilmando Danin, nga 10 vite burgim për Endri Qyqen dhe Endri Zelën, ndërsa 9 vite burgim janë caktuar për Blerim Shullazin. Për këtë grup ishin ngritur disa akuza, por gjykata në arsyetimin e vendimit shpalli Emiljano Shullazin dhe grupin e drejtuar prej tij fajtor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.



Gjykata dha gjithashtu një masë shtrënguese, që të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht, ndërsa dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.

Procesi prej kohësh është ndjekur nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe Gjermane në Tiranë, ku gjithashtu edhe ditën e djeshme ishin të pranishëm. E konsideruar si “banda e paprekshme” këtë radhë qoftë edhe nën trysni ndërkombëtare duket se ka detyruar drejtësinë të mendohet gjatë para se të shprehet në vendimin e saj.

Pas vendimit, të mërkurën reagoi edhe ambasada e SHBA.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas