Sport

Dënimi i Ronaldo-s, vjen lajmi i gëzueshëm nga Anglia për portugezin

Cristiano Ronaldo duhet të jetë gati për ndeshjen me Manchester Uuited në Champions League muajin tjetër pasi sulmuesi i Juventus pritet të marrë një ndeshje pezullim për kartonin e kuq në ndeshjen së mërkurës ndaj Valencia-s. Kjo është ajo që ka bër të ditur anglezja “The Guardian”.

Ronaldo do të mungojë ndeshjen e dytë të Juve-s ndaj Young Boys brenda në shtëpi, dhe Uefa mund të rrisë sanksionin nëse e vlerëson më serioz incidentin.



Mendohet se ai do t’i shpëtojë dënimit më shumë se një ndeshje.

Ronaldo ka marrë karton të kuq në minutën e 29-të pas një përplasjeje me Jeison Murillo, por pamjet tregojnë se vendimi i arbitrit ishte i ekzagjeruar.

Ronaldo ka kaluar gjashtë vite tek United dhe gjatë asaj kohe ka fituar Champions League më 2008.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas