Kronika, Kryesore

‘Dënim me vdekje për kriminelët’, të afërm të viktimave kërkojnë kthimin e denimit kapital

Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e arrestit.

Por në ambientet e Gjykatës ishin edhe të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.



Teksa mbanin pankarta në duar me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykat kërkonin dënim me vdekje për kriminelët.

Nënë e bir u masakruan në shtëpinë e tyre, krim që u maskua si zjarr rënie, policia dhe prokuroria e zbardhen ngjarjen duke zbuluar autorët dhe motivin.

“I vrava se nuk takoja dot Hysnien”, kanë qënë fjalët e Kasëm Pirjasit në seancën për masën e arrestit, autori i vrasjes së dyfishtë në janar të këtij viti.

‘Dënim me vdekje për kriminelin’,- ka qenë pankarta e shpallur.

PasPara

1 koment

  1. KA ARDH MOMENTI I RIKTHIMIT TE DENIMIT ME VDEKJE SA SESHTE VONE SE USA E BENE SI HOXHE EFENDIU BENI SI THEM UNE E MOS BENI SI BEJE UNE….!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas