Aktualitet, Kryesore

Demalia kujton Teodor Kekon: Kur e di që do të vdesësh…

Publicisti Ilir Demalia me anë të një statusi ne rrjetet sociale ka përkujtuar shkrimtarin dhe publicistin, Teodor Keko.

Shkrimi i plotë:



Kur e di që do të vdesësh…

I vëmendëshmi I qytetarise dhe vlerave Perparim Kabo, sot na kujtoj Dorin e Vogël. Njeriu që u rritem në nje shkollë, në nje lagje, në të perbashkëten e talljes më autoritetin dhe më hipokrizine e Uriapeve zvarrrites “artiste” të nomenklaturës.

Dori, bohemi I brezit tone të humbur, më sjell sot ndërmend Erich Maria Remark, kur shkruante: “ Rinia jone sot është si fotografia e një shoku të vdekur. E shohim ate, mallëngjehemi më të, kujtojmë… por Ai, nuk është më.

Dori, ishte model I liberalit-demokrat dhe thjeshtesise e tolerancës. Qytetar europian në xhunglen…. prandaj dhe ndoshta u largua nga qyteti….

Po e sjell Dorin e Vogel sot, më poezine e tij të fundit “ Kur e di se do të vdesesh”

Kur e di se do të vdesësh
Pemët kanë më shumë lule dhe me
Shumë yje qielli ka
Më të mirë dhe më të çuditshëm
Janë njerëzit
Që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
Tyre është vetë vdekja.

Kur e di se do të vdesësh
Toka është pjellore, si grua,
Dhe qielli ta shuan përjetësisht
Etjen me shirat e tij
Dhe avionët nuk fluturojnë për t’u
Rrëzuar,
Dhe njerëzit nuk lindin për t’u
Bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!
Lulet lule do të jenë dhe nuk do të
Kundërmojnë me trishtim
Dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
Distributori i harruar
Të furnizohen falas me besim….

Nje faksmile e në nje ndër librat që më ka dhuruar miku që na mungon aq shumë Dori

Image may contain: 1 person
No automatic alt text available.
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas