Teknologji

Del nga kontrolli stacioni hapësinor, mbetjet rrezikojnë Tokën

Një stacion hapësinor kinez i dalë jashtë kontrollit dhe që përmban kimikate “tepër toksike” në bord mund të godasë disa prej qyteteve më të mëdha në botë.

Shqetësimi është ngritur nga ekspertët, sipas të cilëve prototipi i parë kinez, i quajtur Tiangong-1 do të përplaset në planetin tonë mes 30 Marsit dhe 6 Prillit.



Në një artikull të DailyMail, thuhet se pjesët e këtij stacioni kanë shumë gjasë që të shpërndahen në disa qytete tejet të populluara si New York, Barcelonë, Pekin, Çikago, Stamboll, Romë e Toronto.

Ka më shumë gjasë që të godasë këto qytete për shkak se po udhëton në mënyrë paralele me ekuatorin, në skajet më veriore dhe jugore të orbitës së tij.

Ekspertët shpjegojnë se për shkak se i duhet më shumë kohë për të përshkuar sipërfaqen e Tokës në këto lartësi ka më shumë rrezik që të bjerë mbi ne.

Anija 8.5 tonëshe, që i është drejtuar tokës që prej 2016-s, kur u humb kontrolli mbi të, besohet se përmban hidrazinë, një kimikat tepër i rrezikshëm. Shkencëtarët do të mund ta zbulojnë datën precize të përplasjes dhe se ku do të bien ekzaktësisht mbetjet gjatë javëve të fundit që i afrohet planetit tonë./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas