Kryesore

Del fotoja e grabitësit të vrarë, familjarët tronditen kur marrin lajmin: Shihni pamjet

Xhuljan Sollaku, 20-vjeç është një prej grabitësve, i cili një natë më parë mbeti i vrarë në përplasjen me armë zjarri me policinë. Ai është fëmija i dytë i Dhimitër dhe Tefta Sollaku nga Katund i Ri, Elbasan. 20-vjeçari ishte personi i cili qëlloi me dy pistoleta në drejtim të bluve të Fierit.

Sollaku, sëbashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje. Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.



Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.

Dyshohet që edhe dy autorët e tjerë, tashmë të shpallur në kërkim, të jenë nga fshatrat e Elbasanit.

ABC News shkoi në shtëpinë e Sollakut dhe gjeti familjarë të tronditur. Sa kishin marrë lajmin se i vrari në Fier ishte njeriu i tyre gratë nisën të vajtonin. Siç shikoni dhe nga pamjet, njërës prej grave të shtëpisë i bie të fikët në rrugë.

Ata nuk dinin asgjë se ku ndodhej 20-vjeçari dhe kjo ngjarje ishte tronditëse.

PasPara

2 komente

  1. ta kashin pare kur bridhte me motor etj etj…dhe hidhte foto ne rrjete sociale….dhe te kishin bere ate pyetjen e madhe: ore ne gjithe jeten se leshuam shatin nga dora dhe ky i yni na bredh si pasha….si eshte e mundur…e po ta kishin bere kete pyetje kohe me pare… ndoshta do ta kishin gjalle njeriun e tyre sot…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas