Kronika, Kryesore

Tiranë/ Del ekspertiza: Zjarri në çerdhen te “Ali Demi”, i qellimshëm

Akt-ekspertiza e bërë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, në çerdhen nr. 14 te rruga “Ali Demi” ka dalë në përfundimin se zjarrëvnia ishte e qellimshme.

Me anë të një njoftimi për ngjarjen e ndodhur më 16 gusht, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri me anë të një deklarate ka bërë me dije edhe shkaqet e zjarrit.



Në deklaratë shkruhet se “se zjarri ka rënë midis bombolës së gazit dhe kutive të kartonit”

Deklarata e DMZSH:

Në përfundim të akt-ekspertizës lidhur me zjarrin e rënë në datën 16 Gusht 2018, në orën 04:57, në çerdhen nr.14, në Lagjen “Ali Demi”, Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dëshiron të informojë sa më poshtë:

1. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e shkëputjes së rregullatorit nga bombola e gazit dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ka ngopur ambientin e brendshëm me gaz, i cili në kontakt me pjesën e djegur të kutive të kartonit ka shkaktuar shpërthimin e ambientit.

2. Ekspertët e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri vërejnë se zjarri ka rënë midis bombolës së gazit dhe kutive të kartonit. Gjithashtu, akt-ekspertiza përfundon se zjarri është shkaktuar nga faktorë të jashtëm.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ekspertët e MZSH-së kanë konstatuar se, në ambientin ku ishin vendosur bombolat e gazit, në anën verilindore të çerdhes nr.14 dhe me mur ndarës me kuzhinën e gatimit, xhami i krahur të djathtë të dritares ishte thyer. Poshtë dritares ishte vendosur një shkallë prej druri, e përbërë nga dy paleta, e cila në fushën e ndërtimit përdoret si skelë.

Në brendësi të ambientit, poshtë dritares dhe mbi banakun prej betoni ekspertët kanë gjetur disa kuti kartoni pjesërisht të djegura. Gjithashtu, akt-ekspertiza konstaton se është gjetur edhe një bombol gazi e dëmtuar në pjesën e sipërme nga zjarri, kurse rregullatori i gazit ishte i shkëputur bashkë me tubin e gazit nga bombola.

Provat dhe faktet e mbledhura nga ekspertët e Drejtorisë së MZSH-së çojnë në përfundimin se zjarri në çerdhen nr.14 ka qenë i qëllimshëm dhe i shkaktuar nga faktorë të jashtëm.

Akt-ekspertimi i është vendosur në dispozicion organit të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas