Dikur

Del dokumenti sekret: Ushtarët shqiptarë kryenin marrëdhënie me njëri-tjetrin

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një dokument, në të cilin shkruhet se në ushtrinë shqiptare është vërejtur fenomeni i homoseksualizmit.
Dokumenti në fjalë mban firmën e Hekuran Isait, sipas të cilit gjatë viteve të diktaturës në ushtrinë shqiptare është vërejtur se ushtarët kanë fjetur me njëri-tjetrin në dhomat e tyre.

Një ngjarje e vitit 1986 në ushtri dhe mënyra e dhënies së informacionit për publikun. Ushtria jonë popullore gjatë viteve të diktaturës kishte edhe probleme të llojit që shihen bashkëlidhur në dokumentin përkatës. Informacione të këtij lloji gjenden jo pak në arkivat e Shqipërisë. Për këto raste, sipas ligjit, përmendja e emrit të personit është e dhënë personale dhe si e tillë censurohet për publikun.



E gjej si shembull këtë rast për të vënë në dukje se censurime të dokumenteve që përmbajnë emrat e sekretarëve të parë të Partisë së Punës, apo punëtorëve operativë të Sigurimit, që po vërehen së fundmi në zyra që nuk janë arkiva, kurrkund nuk janë veprime të ligjshme. Këto lloj informacionesh nuk janë të dhëna personale,”- ka shkruar Dervishi krahas dokumentit që ka publikuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas