Kryesore, Politika

Dekreti i Metës, Pandeli Majko nuk voton për prishjen e Teatrit…

Kuvendi miratoi me 74 vota pro rrezimin e dekretit te Presidentit të Republikës për ligjin për Teatrin. Nje deputet nuk mori pjese ne votim.

Deputeti qe nuk mori pjese ne votim eshte ministri per Diasporen, Pandeli Majko.



Prej vitesh, Majko ka qene kunder prishjes se Teatrit. Madje per kete ceshtje, ne mediat elektronike u be virale nje

debat mes tij dhe Rames ne Kuvend.

Nderkohe, votimi i sotem i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Më herët, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit mbi ligjin për Teatrin.

Në mbledhjen e sotme kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare

Ndërsa relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë pasi sipas tij një gjë e tillë është bërë edhe më parë.

“Bazuar në rregullore bëmë gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet që i vlerësuam teënevojshme që u votuan. Kam lexuar dekretin dhe në vlerësimin tim më shume jane lojëra fjalësh. Kemi reflektuar çfare shprehej si shqetësim nga Komisioni Europian,” tha ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas