Kryesore, Politika

Dekorimi i Mazrekut në Has, reagon Presidenca: Provokim i panevojshëm

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has, që shpalli qytetar nderi Gafurr Mazrekun ka ardhur dhe reagim i i parë nga Presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, zoti Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat lidhur me vendimin për shpalljen “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari u shpreh se:



Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike.

Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas