Sport

Deklaratat janë pjesë e lojës, zbulohen kërkesat e De Biazit për të marrë drejtimin e Palermos

Palermo është në vështirësi, pasi ka disa javë që nuk merr rezultate dhe loja e skuadrës është shumë e dobët. Trajneri Tedino është thuajse i shkarkuar dhe dy emrat për ta zëvendësuar janë De Biazi dhe Stelone.

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biazi, e mohoi një ditë më parë të ketë diçka në lidhje me Palermon, por gjithë deklaratat e tij për pamundësinë e një marrëveshjeje janë pjesë e lojës.



Sipas shtypit italian, De Biazi është rasti klasik i një trajneri që shndërrohet në opinionist, duke shpresuar të kthehet të bëjë trajnerin, pa u shqetësuar për deklaratat që lëshon.

Presidenti Xamparini pret ndeshjen e së shtunës me Avelinon për të saktësuar pozicionin e trajnerit aktual Tedino. De Biazi të martën u shfaq në Çitadela, por për të pranuar të ulet në stolin e Palermos ai kërkon garanci të plotë për të ardhmen te Palermo.

Ai kërkon garanci edhe për sezonin e ri, pasi stoli i Palermos do të ishte një vend i mirë për të. Më parë pasur probleme me presidentin Xamparini, ndaj dhe duhet të bindet para se të pranojë./Vipsport.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas