Kryesore

Deklarata e fortë e komisionerit Hahn për ristrukturim kufijsh te Shqipërisë dhe një sqarim i nevojshëm nga zëdhënësi i tij…

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn duke folur në Londër ne Konferencen “Pertej Berlinit” ndër të tjera ka deklaruar:

“Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët. Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.



Deklarata e Hahn solli shumë reagime mbi rezultatet që do të kishte marrëveshja detare me Greqinë. Për këtë arsye, zëdhënësi i Hahn ka sqaruar për mediat greke  se komisioneri për Zgjerimin në asnjë mënyrë nuk i është referuar ndryshimit të kufijve.

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar. Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshje të pranueshme reciproke mes dy vendeve“, – tha zëdhënësi i eurokomisionerit Hahn

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas