Kryesore, Media

Deklarata e fortë e gazetares: Në qytetin e Vlorës, pas orës 20:00, nuk guxon…

Një fakt tronditës ka ardhur këtë të hënë, në “Top Channel”, në emisionin “Open” te Eni Vasilit, ku po diskutohet për të zhdukurit në Vlorë nga bandat dhe lufta mes tyre. Gazetarja e njohur e BIRN, një prej gazetarëve më të njohura dhe profesioniste në Shqipëri, Lindita Çela tha se në Vlorë njerëzit nga frika e bandave dhe vrasjeve nuk dalin pas orës 20.00.

Gazetarja e BIRN, Lindita Çela, tregoi eksperiencën e saj dhe atë që pa e bisedoi në Vlorë me familjarë të të zhdukurve. Ajo tregoi se nuk qe aq e lehtë për t’u marrë intervista të afërmve pasi presioni ndaj tyre nuk ishte i pakët.



“Unë kam qëndruar më shumë se një javë në Vlorë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë shumë mirë që mes dëshmive dhe të dhënit nëpërmjet pamjeve ka ndryshim. Dalja në televizion është sensitive, është e sikletshme për këdo që nuk është person publik, jo më për persona që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, gjë që s’është e re në Vlorë. Situata është ndryshe në këtë rast.

Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është që njerëzit nuk dilnin darkave pas orës 20:00. Vlora ishte bosh, të imagjinosh që ne ishim aty dy javët e para të nëntorit, ku nuk bënte as shumë ftohtë. Dëshmitë ka qenë shumë e vështirë, pasi i kam gjetur dhe kanë ndërruar mendjen pasi i marrin në telefon dhe u thonë mos flisni. Kanë qenë dy raste të tilla që nuk kanë folur nga presioni. Këta persona janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike”,- u shpreh gazetarja.

Kjo është alarmante!

E thënë nga një gazetare e rrjetit investigues ballkanik BIRN, një rrjet shumë serioz, tregon se kriminaliteti mbetet i tmerrshëm, ndërkohë që policia dhe qeveria mburren.

Deklarata e Lindita Çelës e cila ka investiguar në Vlorë për vrasjet, të zhdukurit,etj; sjellë në vëmëndje një problem shqetsues. Kur thuhet se në Vlorë, një qytet bregdetar, turistik, i kulturës e trimërisë njerëzit nuk guxojnë të dalin lirshëm në qytet; në xhiro apo në sebepe; merret me mend se si ndodhet Shkodra, ku vrasjet janë mu në mes të ditës. Apo në qytete më të vogla ku qytetarët mblidhen në shtëpi e nuk dalin sapo errësohet.

Alarmante është pak të themi. Ndaj duhet që ministria e brendshme të jetë radikale në luftën ndaj bandave dhe krimit të organizuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas