Kryesore, Politika

Deklarata e fortë e Berishës: Plani B i opozitës është rrëzimi i Ramës me forcë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në studion e abc neës. I pyetur për aksionin e opozitës, bojkotin, zgjedhjet dhe protestat, Berisha tha se plani “B” është rrëzimi i Ramës me dhunë nga pushteti.

“Plani “B” i opozitës është përmbysja me forcë e tij. Nëse shqiptarët nuk e mundin dot me votë ai duhet të rrëzohet me forcë. Sot kemi një republikë bixhozi, një republikë kanabisi. Përse duhet ta mbajmë ende në pushtet” – tha Berisha



“Opozita duhet të jetë në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore që megjithëse e dhimbshme është e nevojshme për të ardhmen e vendit tonë. Ne bëjmë vetëvrasje nëse ne heqim dorë apo lodhemi nga anëtarësimi në BE. Asnjë popull nuk ka vuajtur më shumë se ne për vokacionin perëndimor.

Në PD nuk po flet asnjë për protestat? Opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje për afrimin e asaj që quhet “pika e vlimit”. Opozita dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo orë për këtë” – tha ish-kryeministri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas