Sport

Deklarata e Buffonit për Ronaldon nuk do t’i pëlqejë aspak Messit

Buffon ka thurur elozhe për Cristiano Ronaldon para përballjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Me kohë ai ka mësuar se si ta përmirësojë vetën si sportist. E admiroj shumë sepse është person pragmatik, i pastër në çdo gjë që bën dhe që thotë”, tha fillimisht Buffon.



“Viteve të fundit ka treguar se është inteligjent, sepse e ka ndryshuar mënyrën e të luajturit. Është gjithashtu i shëndetshëm, çdo gjë që bën, e bën 100 % siç duhet dhe para portës ai është një vrasës”, përfundoi italiani.

Pothuajse një vit pas përballjes në finale të Ligës së Kampionëve, Juventusi dhe Real Madridi do t’i matin edhe njëherë forcat – kësaj radhe në çerekfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm evropian.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas