Aktualitet

Dejan Haxhi në gjendje të rënduar në spital, nevojë urgjente për ndihmë






               Publikuar në : 09:59 - 08/04/18 |
mapo.al

Prej kohësh Everest Haxhi, një oficer shqiptar me banim në SHBA, kërkon ndihmë për djalin e tij, Dejan Haxhi, i cili është autik dhe ka nevojë urgjente për ndihmë.


Babai kërkon ndihmën e specializuar të autoriteteve duke theksuar se gjithkush që i shikon momentet e krizave, të pasqyruara me foto, e kupton që djali i tij nuk është në gjendje të mirë e se shtëpia nuk është vendi ku mund të kryhen terapitë për Dejanin, sikurse pretendojnë autoritetet vendase.

Për momentin Dejani ndodhet në spital e familja e tij është në vështirësi të mëdha financiare.

Për të dhënë një ndihmë sado të vogël babai i Dejanit, Everesti ka shpërndarë linkun e mëposhtëm:

https://www.gofundme.com/help4dejan?member=46956

 

<
>
9-1 8-2 7-2


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas