Media

Dedikim mjaft prekës nga ana e Blendi Fevziut për Hajdaragën

Me fjalë të pakta, gazetari i njohur Blendi Fevziu i ka dhënë lamtumirën ish ministrit të Drejtësisë Luan Hajdaraga, i cili u shua këtë mëngjes të së hënës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Fevziu ka hedhur një foto me një dedikim të zgjedhur, të thjeshtë dhe të sinqertë.



Gazetari shkruan se Hajdaraga ishte i pari që erdhi në emisionin e tij në gushtin e largët të vitit 97’ dhe që nga ajo kohë, ruajti tre aspekte thelbësore që i duhen njeriut… mungesën e fanatizmit, kulturën e lartë dhe qytetarinë e vërtetë.

“Një nga të paktët qytetar të këtij dimensioni që i kishin mbetur Tiranës”, shkruan Fevziu, i cili shkruan dhe fjalëne  fundit në adresë të tij, shkurtimisht: U prehsh në Paqe o mik.

Postimi i Fevziut:

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas