Sport

Debutimi historik, që bëri të pasur gjyshin e lojtarit

Debutimi me ekipin kombëtar është një moment i paharrueshëm në vetvete.

Por, nëse momenti më i rëndësishëm i karrierës sportive të një lojtari, do t’iu lejonte gjithashtu prindërve apo të afërmve të fitonin edhe rreth 20 mijë euro, pashmangshmërisht ajo ditë do të shënohej në kalendar.



Pikërisht një gjë e tillë i ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në mitikun “Wembley”, mesfushorit 21-vjeçar të Bournemouthit, Lewis Cook (i lindur në ’97-n).

Në minutën e 71-të të miqësores me Italinë, trajneri Southgate do ta fuste në fushë në vend të Lingardit. Për Cook, kjo shënoi edhe debutimin zyrtar me fanellën e “Tre luanëve”.

Megjithatë, ajo që është e veçantë ka të bëjë me gjyshin e Cook. Trevor Burlingham kishte vendosur një bast në vitin 2014 prej 500 stërlinash, duke parashikuar se herët a vonë, nipi i tij do të debutonte me kombëtaren angleze.

Një bast që ndoshta ishte “harruar” në sirtar, por ja që paska rezultuar fitues. Me futjen në fushë ndaj “axurrëve” italianë, Cook bëri që gjyshi i tij të fitonte 17 mijë stërlina, apo mbi 19 mijë euro, duke qenë se një gjë e tillë kuotohej me koefiçentin 34.

Asokohe, Cook ishte vetëm 17 vjeç dhe luante me ekipin e Leeds-it. Aty ishte rritur, me të rinjtë e këtij ekipi dikur tepër të famshëm në Angli, e më pas kishte kaluar me ekipin e parë, por fati do t’i rezervonte kalimin te Bournemouth në vitin 2016.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas