Kryesore, Politika

Debatoi live me Ramën për Teatrin, dredhia e Majkos për të mos qenë sot në seancë  

Sot në Kuvend po diskutohen disa ndryshime në ligjin për Teatrin që i hapin rrugë shembjes së godinës aktuale. Prej vitesh, një nga eksponentët kryesore të Partisë Socialiste, Pandeli Majko është rreshtuar në krahun e atyre që e duan Teatrin ekzistues ne qëndër të Tiranës.

 



Majko nuk ndryshoi qëndrim as në debatin e fundit të zhvilluara para kamerave me kryeministrin Rama kur ky i fundit i kërkoi ta votonte në Kuvend. Majko braktisi seancën në shenjë demonstrative, duke sjellë mjaft diskutime ne media e më gjërë mbi marrëdhenien e tyre

 

Sot Pandeli Majko e shmangu këtë diskutim. Me rikthimin e ligjit në Kuvend, Majko ndërroi taktikë. Ai nuk ishte në Kuvend për tu vënë në pozitë për herë të dyte, por shfrytëzoi një ftesë për të shkuar në Drenas të Kosovës ku po përurohen shtatoret e luftëtarëve Fehmi e Xhevë Lladrovci.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas